Një therje me thikë ka ndodhur sot në shkollën “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se bëhet fjalë për një nxënës 13-vjeçarë, ndërsa i dyshuari është po ashtu nxënës.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin e një fëmije i moshës 13 vjeçe, nxënës i shkollës fillore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale, Agron Borovci për Reporteri.net.
Ai ka thënë se viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë nga një nxënës tjetër dhe atij i është ofruar ndihma mjekësore.
Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimin e këtij rasti.