Mali Etna ka shpërthyer në Sicili, ndërsa qielli është mbuluar nga shtëllunga tymi, ndërsa prej saj ka nisur të dalë edhe llava.
Vullkani italian është më i madhi i Evropës dhe shpërthimet e shpeshta të Etnas shoqërohen shpesh nga rrjedhje të mëdha të llavës.
Aktiviteti vullkanik nga krateri jug-lindor i Etnas u regjistrua për herë të parë në orën 21:20 dje dhe brenda gjysmë ore, intensiteti i shpërthimit u rrit nga mesatare në të lartë.
Krateri prodhoi burime lave deri në 100 metra të larta dhe shtëllungë hiri që u ngrit në një lartësi rreth 5 km, sipas Qendrës Këshillimore të Hirit Vullkanik Toulouse.
Gjithashtu janë raportuar reshje rëre në fshatra dhe qytete në jug të vullkanit Sicilian. Zhurma të forta janë dëgjuar në Kalabri ndërsa tymi ishte parë duke u drejtuar drejt Katanias.
Një tërmet me madhësi 2.7 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në shpatet e Etna para shpërthimit, por nuk dihet nëse kjo lidhet me zgjimin e vullkanit. Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 17 tërmete.
Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike afrikane dhe euroaziatike, si dhe defektit midis mikroplatës Afrikane dhe Joniane.