Të shtunën në mbrëmje, në Löhne, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje në një mbledhje familjare.
Një burrë i ndarë 48-vjeçar shkoi në ish-banesën e familjes së tij dhe papritmas hapi zjarrë në drejtim të anëtarëve të familjes të pranishëm. Kunata 33-vjeçare e të dyshuarit u qëllua për vdekje dhe vëllai i tij 38-vjeçar u plagos rëndë. Autori i krimit u arrestua, shkruajnë mediet gjermane transmeton Telegramisot.
Historiku i aktit është aktualisht i paqartë. Hetimi i komisionit të vrasjes “Theo” nën drejtimin e shefit detektiv Kollien është ende në vazhdim.