Sot gjatë ditës pas një beteje 17 ditore me koronavirusin, ndahet nga jeta ish-veterani i UÇK-së dhe anëtari i PDK-së në Mitrovicë, Eset Ujkani.
Ai vinte nga Vinarci i Mitrovicës dhe ishte ushtar në zonën e Shalës.
Para vdekjes Ujkani ishte ftuar nga Gjykata Speciale.
Njoftimin për vdekjen e tij e bëri të ditur Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së.
Ky është njoftimi i plotë:
U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkveprimtari im.
Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes,atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar.
Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë.
I falenderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shendetësor e mbeshtetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti Dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm!