Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 12:30 në Mitrovicë.
Policia ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh, se viktima është mashkull shtetas i huaj, shkruan Reporteri.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.