Një grua serbe ka vdekur në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, derisa ajo nuk e kishte askënd që do të mund t’ia kryente varrimin.
Por, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti ka njoftuar se varrimin e saj e kishte kryer Bashkësia Islame, shkruan Telegramisot
Ahmeti me anë të një postimi në Facebook ka falenderuar Bashkësinë Islame për të gjithë organizimin e varrimit të gruas serbe.
Ky është postimi i plotë:
Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi