Rrjeti i OJQ-ve AVONET, me shqetësim të thellë ka marr lajmin për humbjen e jetës të punëtorit që ishte duke punuar në projektin “Bashkimi i Qytetit”.
AVONET, punëdhënësit kanë për detyrë të marrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për të garantuar sigurinë, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit fizik të punëtorëve gjatë kryerjes së aktiviteteve në vendin e punës.
Ndërsa institucionet shtetërore janë përgjegjëse për garantimin, respektimin dhe zbatimin e kërkesave ligjore lidhur me kushtet e punës, masat dhe të gjitha veprimet e tjera për të mundësuar mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve si dhe parandalimin e fatkeqësive dhe tragjedive në vendin e punës.
AVONET kishte paralajmëruar se në projektin “Bashkimi i Qytetit” nuk ka siguri në punë dhe atë të qytetarëve, andaj kjo mos marrje parasysh e kërkesës së AVONET-it një punëtor në këtë projekt humbi jetën.
Përderisa nuk monitorohen e zbatohen kërkesat ligjore në fushën e Sigurisë, Shëndetit dhe Mbrojtës në Punë, nga institucionet përgjegjëse, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, do të kemi humbje të jetëve të punëtorëve në vendin e punës.
Në Ferizaj, një punëtor ka humbur jetën më vendin e punës, nuk mjaftojnë telegram ngushëllimet, por duhet zbatuar dhe monitoruar me kohë procesin dhe sfidat e ekzekutimit të punimeve, për të parandaluar në masë të madhe rastet e fatkeqësive në vendin e punës.
AVONET, kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës që të merr të gjitha masat dhe kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës të auditohet projekti “Bashkimi i Qytetit”.