Sot rreth orës 09:00, njësia policore në pikë kontrolli në hyrje të Fushë Kosovës ka provuar të ndaloj një veturë për një kundërvajtje trafiku.
Vozitësi i veturës ka refuzuar identifikimin dhe ndaljen me ç’ rast vrullshëm ka drejtuar veturën e tij në tentativë për ti ikur policisë, porse njësia policore i është vënë pas dhe vetura është ndaluar.
“Ndërkohë që policia ka qenë duke kryer detyrat e saj në raport me kundërvajtësin aty është paraqitur edhe një person tjetër i cili me sjelljet dhe veprimet tij ka penguar zyrtarët policor për të ushtruar autorizimet.
Për më shumë sjelljet agresive, kërcënuese dhe fyese të këtij personi ndaj policisë edhe pas shoqërimit të tij në stacionin policor kanë vazhduar duke kulmuar me sulmin fizik të bërë ndaj zyrtarit policor.
Për pasojë nga ky sulm zyrtari policor ka marrë lëndime trupore për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore”, njofton policia.
Ndaj të dyshuarit, Ç. Z. 29 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor, ka iniciuar një hetim për pengim ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.