Vjedhjet janë bërë dukuri shqetësuese në vendin tonë.
Brenda ditës raportohen dhjetëra të tilla në Policinë e Kosovës, teksa vetëm mbrëmë një lagje në qytetin e Pejës është tmeruar nga hajnat.
Sipas mediave lokale, katër shtëpi në lagjen “Fidanishte” në Pejë kanë qenë cak i grabitësve.
Hajnat thuhet se kanë hyrë në këto shtëpi në një interval prej pak orësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, të cilat po i hetojnë këto raste.