Aksioni më i madh global kundër mbeturinave “Dita e Pastrimit të Botës” ka nisur sot, më 21 shtator, në më shumë se 160 vende të ndryshme të botës me vullnetarë të shumtë, organizatorë dhe kompani përreth globit që i kanë bashkuar forcat për të pastruar planetin, transmeton Klan Kosova.
Sipas Let’s do it Kosova aksioneve të pastrimit, të organizuara nga shtetet që janë pjesë e Lëvizjes globale “Let’s Do It World” iu janë bashkuar mbi 18 milionë njerëz nga 157 shtete të ndryshme gjatë vitit të kaluar, duke e shndërruar në aksionin më të madh civil kundër mbeturinave në botë.
Kryetarja e Lëvizjes globale “Let’s Do It World”, Heidi Solba ka thënë se çdo ditë e më shumë ka zhvillime të kësaj lëvizje.
“Lëvizja globale po rritet çdo ditë, dhe unë jam e sigurt se World Cleanup Day 2019 do të jetë më madhështore se secilën herë, me miliona qytetarë dhe qindra kompani e organizata që do t’i bashkohen aksionit. Të gjithë ne jemi pjesë e zgjidhjes së krizës klimatike me të cilën po përballemi dhe të gjithë do të kontribuojmë”.