Një person është therur me thikë tek “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.
Pas reagimit të shpejtë, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë autorin e therjes me thikë që ndodhi saktësisht në orën 18:30.
IndeksOnline ka mësuar se i dyshuari për këtë vepër penale është Azem Korrani, ndërsa viktima është 26 vjeçari, Fatjon Kelmendi.
I lënduari është dërguar në QKUK, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.
“Pacienti në fjalë ka lëndime me mjet të mprehtë (thikë) në gjoks dhe në dorën e djathtë. Fatmirësisht pacienti është në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Dr. Ejup Govori, mjek kujdestar në QKUK.