• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Elmi Reçica: “Mjaftë më, Spitali në Ferizaj duhet të ndërtohet, boll e keni bllokuar e zvarritur punën”

09/12/2020 - 18:54:46
Elmi Reçica: “Mjaftë më, Spitali në Ferizaj duhet të ndërtohet, boll e keni bllokuar e zvarritur punën”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka reaguar ashpër në lidhje me vonesat që po ndodhin në ndërtimin e spitalit në Ferizaj. Sipas Reçicës, këto vonesa dhe pengesa janë të paparashikuara, duke kërkuar që puna të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të përfundohet ky spital, i cili është jetik për Ferizajn dhe banorët e tij, shkruan Telegramisot

Ky është postimi i plotë i deputetit të PDK-së, Elmi Reçica

Lexo më shumë

Gazeta gjermane Bild: Vladimir Putin e ka prejardhje nga Kosova?

Droni rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë

September 15, 2025
8
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, arrestohet 22-vjeçari

September 15, 2025
9

Barrierat dhe prolongimet e panevojshme të ndërtimit të Spitalit Rajonal të Ferizajt

Ndërtimi i Spitalit të ri Rajonal të Ferizajt, ka një tregim në vete që lidhet me historikun e Spitalit të qytetit të Ferizajt, përkatësisht që nga qershori i vitit 1999, në ditën kur Spitali ushtarak i Zonës Operative të Nerodimës me mbi 100 të plagosur dhe personelin mjekësor nga zona e luftës u vendosën në njërin segment të Shtëpisë së Shëndetit të qytetit në të cilin objekt gjendet edhe sot spitali i Ferizajt. Fillimisht, ky spital operonte me tri repartet: Urgjenca, Gjinekologjia dhe Kirurgjia.

Duke pasur parasysh, përmbushjen e nevojave specifike shëndetësore të 200 mijë qytetarëve të regjionit të Ferizajt, si dhe për ta avancuar në nivelet më larta spitalore atë̈ që e kishim filluar në qershor të vitit 1999, bashkërisht me shumë kolegë nga PDK-ja dhe profesionistë shëndetësor jemi përkushtuar dhe angazhuar vazhdueshmëm që Ferizaj, me të drejtë të këtë̈ Spitalin e Ri, ku do të ofroheshin shërbime të larta shëndetësore sipas standardeve botërore për pacientët.

Ndërtimi i Spitalit të Ri Rajonal të Ferizajt është projekt i nisur nga viti 2013, projekti i ndërtimit të këtij spitali qe përfshirë në planin afatmesmëm të buxhetit të Republikës së Kosovës, por në mandatin qeverisës 2014-2017, kryetari i LDK-së në Ferizaj dhe ministri i shëndetësisë nga radhët e LDK-së, padrejtësisht patën prolonguar dhe zvarritur procedurat e fillimit dhe zbatimit të ndërtimit të Spitalit nëpërmjet momenteve e vendimeve krejtësisht të panevojshme.

Më tej, përkundër pengesave dhe zvarritjeve politike e administrative, në vitin 2018 Partia Demokratike e Kosovës, pati filluar realizimin e projektit të spitalit, përkatësisht në mandatin e ministrit të shëndetësisë, Uran Ismaili, në vazhdën e reformave shëndetësore, në korrikun e vitit 2018, solemnisht qe vendosur gurthemeli dhe pati filluar ndërtimi i Spitalit Rajonal të Ferizajt, me qëllim që përfundimisht të mundësonte përmirësimin e shëndetit dhe të cilësisë së jetës përmes shërbimeve më të larta shëndetësore, të bazuara dhe të udhëhequra sipas protokolleve ndërkombëtare të shëndetësisë.

Fatkeqësisht, kohëve të fundit janë̈ rikthyer barrierat e panevojshme, përkitazi me zvarritjet procedurale për vazhdimin e finalizimit të spitalit nga ana e ministrit të shëndetësisë si dhe përmes vendimit të qeverisë për tërheqjen e fondeve dhe ridestinimin e mjeteve buxhetore për vazhdimin e ndërtimit të spitalit dhe pengesave të tjera edhe atë pas premtimit të ministrit Zemaj në përgjigjen e tij në pyetjen parlamentare, kështu që duke u pamundësuar përfundimi i spitalit tejet të nevojshmëm.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës, përmes parashtrimit të pyetjes parlamentare drejtuar ministrit Zemaj, përveç tjerash, kam kërkuar që të vazhdohen punimet për finalizimin e spitalit përkatës, me këtë rast, ftojmë të gjithë akterët qeveritarë e institucional, që sa më parë të zhbllokojnë dhe të zgjidhet kjo situatë e të mundësohet vazhdimi i përfundimit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, që në fakt deri më tani do të duhej të përfundonte dhe të ishte në shërbim të qytetarëve e pacientëve.

Sikurse të mos ngjanin këto pengesa e bariera, sot ky spital do t’i shërbente për mrekulli, shëndetit dhe nevojave të pacientëve të komunave të regjionit të Ferizajt në rrethanat me të cilat po ballafaqohemi në këtë kohë të vështirë pandemie.
Qytetarët e Rajonit të Ferizajt, e meritojnë dhe kanë të drejtë, madje është nevojë imediate, që sa më parë të kenë Spitalin e tyre dhe të marrin shërbime efikase shëndetësore e profesionale.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Gazeta gjermane Bild: Vladimir Putin e ka prejardhje nga Kosova?
Bota

Droni rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë

September 15, 2025
8
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, arrestohet 22-vjeçari

September 15, 2025
9
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë
Lajme

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë

September 15, 2025
10
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

September 15, 2025
18
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta

September 14, 2025
33
Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale
Lajme

Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

September 14, 2025
7
Next Post
Rrahje në Prishtinë: 26-vjeçari dërgohet në QKUK

Rrahje në Prishtinë: 26-vjeçari dërgohet në QKUK

Më të fundit

  • Droni rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë
  • Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, arrestohet 22-vjeçari
  • Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi