Ekspertja e sëmundjeve infektive, Dr Dena Grayson thotë se tani ekziston frika se sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi mund të ndikojë në aftësinë e një burri për të kryer marrëdhënie seksuale, edhe pasi të jenë shëruar.
“Ekziston një shqetësim i vërtetë këtu që burrat mund të kenë probleme afatgjata të mosfunksionimit erektil nga ky virus, sepse ne e dimë që shkakton pasoja në vaskulaturë. Kjo është diçka që shqetëson vërtet, jo është vetëm se ky virus mund t’ju vrasë por mund të shkaktojë në të vërtetë komplikime afatgjata, ndoshta të përjetshme“, tha mjekja duke folur për NBC Chicago’s LX.
Megjithëse shumica e njerëzve duket se shërohen nga COVID-19, Grayson paralajmëroi se mjekët presin të shohin më shumë ‘pasoja afatgjata negative të infeksionit’, me kalimin e kohës, përfshirë komplikimet neurologjike.