Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Elezaj, në llogarinë ka shkruar nw Facebook se Gashi ishte ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike brezat e rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm i Administratës në Komunën e Klinës.
Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bedri Gashit, nga fshati Sferkë. Bedriu ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike breza të rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm administratës në Komunën e Klinës. Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi, miqve e të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai në “Facebook”.