Vetura godet një fëmijë në PrishtinëNjë fëmijë është goditur nga një veturë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë rreth orës 19:00.
Sipas ekipit mjekësor lëndimet nuk janë serioze.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 kemi marrë informatë se në rr.”Garibaldi” në Prishtinë, një fëmijë është goditur nga një veturë. Është njoftuar ndihma e shpejtë , sipas ekipit mjekësor lëndimet nuk janë serioze. Me rastin është duke u marrë një njësi e trafikut, ndërsa fëmiu është shoqëruar për në emergjencë”.