Kryeprokurori Special në Malin e Zi, Milivoje Katniq ka thënë sot se do të hetojë nëse kishte përpjekje për korrupsion politik në rastin e Dritan Abazoviqit.
Prokuroria Speciale do të marrë masa për të verifikuar pretendimet e bëra nga udhëheqësi i GP URA dhe zëvëndëskryeministri aktual.
“Ne ende nuk e kemi thirrur, por sigurisht se kjo do të ndodhë në ditët në vijim. Në do t’i dërgojmë thirrje Abazoviqit për t’u intervistuar si qytetar pas deklaratës së tij”, ka thënë kryeprokurori malazias.
Katniqi ka thënë se Prokuroria Speciale do të hetojë se kush i ka ofruar para Abazoviqit dhe a ka të bëjë me korrupsion politik, apo diçka tjetër.
Abazoviqi javën e kaluar ka thënë se i janë ofruar 21 milionë euro për të mos e votuar Qeverinë e re në Mal të Zi.