Një person është vrarë me armë zjarri sot rreth orës 12:00 në rrugën “Bashkim Fehmiu” lagjen Dardania në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net”, se viktima dhe i dyshuari kanë qenë bashkë në një veturë, teksa ky i fundit me armë zjarri e ka qëlluar viktimën nga mbrapa duke i shkaktar vdekjen.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë specialistët për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim në vendngjarje.
Borovci tha për Reporterin se i dyshuari është idektifikuar nga Policia e Kosovës dhe dyshohet të jetë shtetas i huaj.
Aktualisht Policia ka intensifikuar veprimet për ta kapur të dyshuarin.