Pas gati dy oresh, është tërhequr nga vetura trupi i pajetë i personit të vrarë në lagjen Dardania.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipi i Forenzikes te cilet janë duke qëndruar tek vetura ku ka ndodhur vrasja.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se është kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty.
Borovci tha se 100-150 metra larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një revole në një kosh plehrash, e cila është sekuestruar dhe dyshohet se është përdorur nga i dyshuari.
Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se viktima dhe i dyshuari kanë qenë bashkë në një veturë, teksa ky i fundit me armë zjarri e ka qëlluar viktimën nga mbrapa duke i shkaktar vdekjen.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë specialistët për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim në vendngjarje.
Borovci tha për Reporterin se i dyshuari është idektifikuar nga Policia e Kosovës dhe dyshohet të jetë shtetas i huaj.
Aktualisht Policia ka intensifikuar veprimet për ta kapur të dyshuarin. /Reporteri.net
“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik. Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij.”, tha Borovci