Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot ë qytetin e Vitisë.
Një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Viktima raportohet se është një i ri nga fshati Gërmovë.
Në faqen në Facebook nga ky fshat kanë dhënë detaje për të riun që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti.