Pasi tejkaloi lartësinë e Kullës Eiffel, Ura e Çanakkalasë e vitit 1915, në Turqinë veriperëndimore, është në rrugën e duhur për t’u bërë ura pezull më e gjatë në botë nëpërmjet harkut të saj të mesëm.
E ndërtuar për të lidhur Evropën dhe Azinë, arkitektura e urës është unike me ngjyrat, figurat dhe kullat e saj të përfunduara, që ngrihen mbi 300 metra, në të dy brigjet e Dardaneleve, një ngushticë në provincën e Çanakkalasë midis Deti Egje në jug dhe Detit të Marmarasë në veri.
Me një formë për të simbolizuar një predhë artilerie, në nder të betejës legjendare të Luftës së Parë Botërore të Galipolit, harqet do të jenë 318 metra të larta, me harkun e mesit prej 2 023 metrash, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.
Në nderim të flamurit turk, kullat do të jenë të kuqe dhe të bardha, ndërsa gjatësia totale e saj do të arrijë 4.608 metra.
Kur të mbarojë ura do të jetë një nga kryqëzimet më të rëndësishme në botë, me një hapje madhështore të planifikuar për 18 mars të vitit 2022./Atsh