Ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.
Konjufca ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave, pasi që sipas tij për ta mposhtur virusin duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Qytetarë të dashur, miq të çmuar,
Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19.
Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.
Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.
Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë.