Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë në Prizren ka marrë lëndime të lehta pasi babai i saj ka ushtruar dhunë mbi të, shkruan Reporteri.net.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR-DHUNË FAMILJARE
Prizren 29.11.2020-15:20. Është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën, vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.