Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pakashtricë e Poshtme në komunën e Podujevës, sot rreth orës 19:00.
IndeksOnline mëson nga burimet e veta se një familjeje në Podujevë i kanë hyrë hajnat në shtëpi, saktësisht në katin e tretë, gjersa ishin duke ndenjur në katin përdhese.
Po ashtu, IndeksOnline mëson se të dyshuarit kishin vjedhur 2000 euro para të gatshme, një unazë ari në vlerë rreth 200 euro, 4 kartela bankare , pasaporta e ankuesit I D., letërnjoftimi dhe pasaporta e gruas së ankuesit.
Në vend ngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzikës