Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, bën të ditur njoftimi i policisë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thekson njoftimi.