Të premten pasdite, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 18 komuna të vendit kanë hyrë në zonën e kuqe apo rajone që konsiderohen me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19.
Në mes të këtyre komunave, që dy javë, vazhdon të jetë edhe ajo e Pejës.Por, një ditë pasi MSh-ja alarmoi për kujdes të shtuar e shtim të masave, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u pa në mesin e një grupi njerëzish, pas orës 19:00, kohë kur ora policore përfshin qytetin që ai drejton.
Nën tingujt e muzikës live, alkoolit e shoqërisë, i pari i Pejës nuk respektoi masat që i vendosi bashkëpartiaku i tij nga LDK, Armend Zemaj, shkruan Telegramisot