Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk sheh opsion tjetër për postin e presidentit, përveç Ramush Haradinaj.
Kështu deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në emisionin Argument Plus të RTV21.
Ai bëri të ditur se AAK ka marrë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm deputetësh, ndërsa theksoi se PDK-ja ia ka borxh votën për postin e Presidentit.
Haradinaj foli edhe për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës teksa i bëri thirrje publike PDK-së që t’i bashkohet koalicionit.
Kujtojmë se pas konfirmimit të aktakuzës së Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit. Aktualisht ushtruese e detyrë së presidentit është kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Osmani aktualisht është e infektuar me COVID-19