Një përplasje mes deklaratave ka ndodhur mbrëmë mes analistit Milaim Zeka dhe anëtarit të LDK’së, Astrit Haraqija.
Zeka ka qenë i pari i cili tha se deputetët të PDK’së, si Bekim Haxhiu dhe Ganimete Musliu, kanë deklaruar se Komisionet e ngritura nga degët e LDK’së kanë grumbulluara dëshmi që janë dorëzuar në administratën e UNMIK’ut.
Ai ka përmendur edhe deklaratat e Glauk Konjufcës së VV’së në Prime Time të Kanal10.
Pas kësaj, Haraqija është përgjigjur duke thënë se nëse del ndonjë nga fjalët e Milaim Zekës se ka dalur një Komision apo letër se LDK’ja ka grumbulluar dokumente kundër UÇK’së, ai do ta kall veten në shesh publikisht.