Një 11 vjeçar nga fashti Qikatovë e re e Drenasit sot është goditur nga vetura
Rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident, ku nga aty ka marr lëndime një fëmijë 11 vjeçar, i cili është dërguar më pas për tretman mjekësor, shkruan Reporteri.net
Ndërkaq, vozitësi i automjetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Reporterin zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00, në fshatin Qikatovë e re të Drenasit,ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti në levizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori (i mitur 2009). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident,” ka thënë Ahmeti për Reporterin.