Prishtina edhe këtë dimër vazhdon ta ketë ajrin e ndotur. Madje, kryeqyteti i Kosovës po rënditet në listën e vendeve më ajrin më të ndotur.
Sipas “Air Visual”, Prishtina është e shtata në botë nga qytetet e mëdha për ajër të ndotur.
Ndotja e ajrit cilësohet me vlerën 170 US AQI që është i pashëndetshëm.
Mjithatë, Prishtina sot duket të ketë ajër më të pastër se një ditë më parë.
Në matjet e djeshme të “Air Visual”, Prishtina rënditej në vendin e tretë, në listën e vendeve me ajrin më të ndotur.