Për qytetin e bukur të Istogut, sot ishte një ngjarje shumë e rëndësishme, nga ato, që pasurojnë, jo vetëm fletët e kalendarit, por i japin një dimension jetës komunitare, duke e mbarsur me evente speciale dhe kulmojnë me emocione të mëdha. Kjo e sotmja, ishte e tillë, pasi shënon dyvjetorin e themelimit të “Tv Istogu”.
Një ëndërr, një objektiv, një qëllim, morën jetë pikërisht dy vjet më parë. Punë transparente, staf i kujdesshëm dhe korrekt janë kujdesur të sjellin çdo moment larmishmëri progamacioni për teleshikuesit.
Media është një vizion i madh, që kërkon përkushtim dhe energji të pashtershme për të qenë në një hap me të renë dhe avangard. Ndaj për “Tv Istogun” kjo e sotmja është një ditë feste pasi ka marrë jetë një ëndërr dhe është bërë argëtimi e përditshmëria e shumë vendasve që e ndjekin nga shtëpia.
Asgjë nuk ka mbaruar këtu, përkundrazi. Këtu fillon gjithçka, për të sjellë frymë të re dhe argëtuese, atë çfarë njerëzit dhe bota kërkon në këto ditë të vështira. Punët e mira shpërblehen sigurisht dhe për “Tv Istogun” shpërblimi më i madh ëahtë ndjekja dhe përcjellja e tij tek çdo shtëpi Istogase dhe jo vetëm.
Vendi tashmë ka median e tij, fjalën e tij të lirë dhe kjo i jep më shumë peshë rëndësie vendit dhe më shumë përgjegjësi medias. Ajo çfarë vlen të theksohet është se “Tv Istogu” është një televizion që ju shërben qytetarëve dhe vë në dukje pa kënaqësitë dhe realitetin e tyre. Koherent, palë me të vërtetën, pupullor, korrekt do të vazhdojë rrugëtimin si media e qytetarëve e cila për aanjë arsye nuk e shkel qëllimin e saj.
Këtë ditë feste e bëri publile vetë faqja zyrtare e televizionit e cila shkruan: 2 vite u banë nga fillimi i punës se televizionit “Istogu Channel” Faleminderit audiencës dhe gjithë stafit të këtij mediumi qe asnjeherë nuk u lodhën se bashku me mua në arritjen e qëllimeve tona, për informim të saktë dhe të drejtë!
Istogu Channel do tē jetë me qytetarët ne cdo moment dhe kurdo ka nevojë! Faleminderit nga zemra të gjithëve për besimin qe krijuat ndaj këtij mediumi!
Suksese drejtorit Luard Mehmetaj dhe stafit të pa lodhur për korrektësinë e publikimit të vërtetave pa zbukurime.