Ish-deputeti i LDK-së që është edhe dëshmitar në Gjykatën Speciale, Gani Geci, ka thënë se do të ndihej i lehtësuar nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënoheshin për disa vrasje.
Geci thotë se do të ndihej i lehtësuar nëse ata do të dënoheshin për vrasje të shqiptarëve, shkruan Reporteri.net.
“Nëse dënohen ata për vrasje të shqiptarëve, do të ndihesha i lehtësuar”, ka thënë Geci në Kanal10.
Ndërkaq, ish-deputeti Geci ka thënë se i lehtësuar do të ndihej edhe nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënoheshin për vrasje të kundërshtarëve politikë.
“Nëse do të dënoheshin kundërshtarët politikë, do të ndihesha i lehtësuar. Sepse e dimë që aktakuza përfshin edhe vrasjet e kundërshtarëve politikë”, ka potencuar ai.
Ndër të tjera, Geci thotë se atij i vjen keq kur i sheh ish-krerët e UÇK-së të akuzohen me prova të Serbisë, mirëpo thotë se nuk i vjen keq nëse gjykohen për krime ndaj shqiptarëve dhe kundërshtarëve politikë.
Gani Geci, gjatë luftës akuzohet për vrasjen e Sandokanit, ndërsa pas lufte e ka vrarë Ruzhdi Shaqirin.