Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes, ku një person, ende i paidentifikuar, mori flakë e për pasojë ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet personi i pajetë, i cili mori fjalë poshtë urës mbi Lanë, pranë Ministrisë së Jashtme. Sipas policisë, personi në fjalë dyshohet të ketë qenë endacak, ndërsa thuhet se ka marrë flakë aksidentalisht.
Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se policia e ka gjetur të vdekur personin në fjalë, ndërsa trupi i tij ishte thuajse i karbonizuar. Aktualisht grupi hetimor po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.