Jo veç kreu i Prishtinës, por edhe partia e Ramush Haradinajt po e kundërshton fuqishëm idenë e kryeministrit Avdullah Hoti për mbylljen totale të Prishtinës dhe disa qyteteve të tjera.
Depuetja e AAK-së, Alebulena Reshitaj, tha se është shqetësuese rritja enorme e rasteve me Covid-19, por se mbyllja totale duhet të rishikohet se dëmton ekonominë e vendit.
“E kuptojmë drejt shqetësimin me rritje enorme të rasteve me COVID-19, por në të njëjtën kohë kërkojmë që të gjindet një zgjidhje e përshtatshme për menaxhimin e situatës dhe të mos shkohet me mbyllje totale të vendit. Apelojmë tek të gjithë qytetarët e vendit për kujdes të shtuar në respektim të masave institucionale”, shtoi ajo.
“Ideja për mbyllje totale duhet rishikuar. Një veprim i tillë do ta dëmtonte tej mase ekonominë e vendit tonë”, tha Selimaj.
Ajo shtoi se grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i bën thirrje qeverisë që ti rishikojë masat e parapara për mbyllje totale.
“Të nderuar kolegë të Qeverisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër mbylljes totale të vendit për arsye të menaxhimit të Pandemisë. Ne mendojmë që duhet të shfrytëzohen alternativat e mundësive të mbrojtës së shëndetit publik duke ruajtur edhe ekonominë e vendit e cila edhe ashtu është dëmtuar shumë”, përfundoi ajo.