Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai ka thënë nuk ka një vendim të PDK-së që ata do ta japin kandidatin për president të vendit.
“Vendim i takon LDK-së, ne s’kemi një vendim të PDK-së se a do të bëhet pjesë e këtij procesi. Është parti pas nesh, është partia e tretë, kjo është evidente. Ajo që ka dal në medie, që unë kam thënë se presidenti i takon PDK-së, unë nuk ka thënë në formë eksplicite, por vetëm në bazë të numrit të deputetëve”, tha Mustafa.
Sipas tij para çdo kandidati dhe vendimi për t’i hyrë garës së presidentit ,duhet të bëhet një marrëveshje e cila siguron përkrahje të gjerë e që merr 80 vota në Kuvend.
Kujtojmë se vendi është me ushtrues detyre të presidentit, për shkak ish presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas konfirmim të aktakuzave ndaj tij nga Gjykata Speciale.