Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, i është përkeqësuar shëndeti pas infektimit me koronavirus dhe është transferuar për në Klinikën Infektive në QKUK.
Fatkeqësisht, edhe 10 ditë pasi ka dalë pozitiv ai po vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin për klankosova e konfirmoi zëvendësi i tij, Hajdin Berisha, i cili tregoi më shumë detaje për shëndetin e Begajt.
“Që në mëngjesin e të hënës ai është dërguar në Infektivë në QKUK dhe po trajtohet. Ende konsiderohet që e ka gjendjen e vështirë. Nuk e ka kaluar rrezikun edhe pse është dita e 10. Për të po kujdesen sa po munden mjekët e Infektivës. Po shpresojmë shumë që të kalojë rrezikun dhe të kthehet shëndosh”.
Begaj nuk ka pasë ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese.
Rezultati se është pozitiv në koronavirus Begajt i kishte shkuar të shtunën, më 31 tetor.