Pas nisjes së aksionit të Gjykatës Speciale në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka folur gruaja e tij, Sevdije Krasniqi.
Ajo tha se që nga mëngjesi nuk ka pasur kontakt me burrin e saj.
Tutje, zonja Krasniqi ka deklaruar se burri i saj po intervistohet pa praninë e avokatit.
“Nuk kemi të angazhuar avokat, në dhomën ku po intervistohet burri, pas shumë insistimeve nga ana jonë ka shkuar edhe djali” shton zonja Sevdije për Syri.net Kosova.
Ajo ka rrëfyer se si forcat e shumta me dhunë kanë hyrë brenda shtëpisë së tyre, përkundër kërkesës që të u prezantohet një mandat për bastisje, mirë kjo kërkesë e tyre nuk është marrë parasysh.
Kemi kërkuar që të na tregojnë mandatin për bastisje, por, nuk kanë pasur nuk asnjë mandat për ta prezantuar. Ne kemi kërkuar që të dihen arsyet pse po e ndodh një gjë të tillë mirëpo, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje, vetëm janë sjell në mënyrë brutale ndaj nesh”.
Tutje, Sevdija ka treguar se Jakup Krasniqi po vazhdon të intervistohet në katin e parë të shtëpisë, kurse, pjesa tjetër e familjes ndodhet në katin e dytë e po vëzhgohen nga pjestarët e EULEX-it.
E pyetur se a mund të kemi një arrestim të Krasniqit, ajo tha se nuk e dinë mirëpo gjithçka mund të pritet.
Ndër të tjera, bashkëshortja e Krasniqit ka thënë se nuk kanë mjete për të financuar mbrojtjen, në rast arrestimi.
“Jo nuk kemi asnjë cent na me jap për mbrojte në rast që arrestohet. Edhe pse nuk e dije nëse do të ndodh kjo gjë, ne vetëm po presim” – tha ajo.
Sevdija ka vazhduar rrëfimin për Syrin duke thënë se është për keqardhje se si tani pas 20 vitesh po kemi këto procese denigruese që thirrën në emër të drejtësisë.
Po ashtu, ajo ka pasur një mesazh për gjithë ata deputetët që e votuan Gjykatën Speciale.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë bërë gjestin më të ultë me votimin e Gjykatës, për shkak se nuk ka ndodh askund në botë mu përgjigj çlirimtarët, e kriminelet me të lirë” – shprehet ajo.
Zonja Krasniqi, ka deklaruar se shtëpia e tyre në Negrovc nuk është bastisur sepse është respektuar ligji. Gjithashtu ka mohuar zërat që edhe zyra e saj është bastisur. /Syri.net Kosova
“Jo nuk kemi asnjë cent na me jap për mbrojte në rast që arrestohet. Edhe pse nuk e dije nëse do të ndodh kjo gjë, ne vetëm po presim” – tha ajo. “Jo në fshat nuk është bastisë pasi e gjithë familja jemi këtu edhe atje i kanë respektuar rregullat. E jo si këtu po bastisin pa mandat”.