Fatmirësisht një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Izmir, si pasojë e një tërmeti 6,6 ballë që goditi qytetin ditën e sotme.
Momenti i shpëtimit të saj është duartrokitur dhe pritur me gëzim nga personat që ndodheshin aty.
Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit janë shembur disa ndërtesa, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve, teksa dyshohet se mund të ketë edhe viktima.
İzmir'de yıkılan binanın enkazından bir vatandaş daha çıkarıldı. #deprem pic.twitter.com/GD30kV6QQ2
— Politikaloji?? (@politikaloji) October 30, 2020