Dy të burgosur janë arratisur nga Burgu i Lipjanit të mërkurën mbrëma.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan. R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje. A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, SHKK njofton se në lidhje me këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja.