Floresha Rasha, nëna e dy fëmijëve të Lavdrim Muhaxherit, është shtetasja e parë nga Shqipëria që u nxor nga kampi Roj në Siri.
Floresha Rasha, ka rrëfyer për herë të parë për jetën në shtetin islamik, luftën, si përfundoi atje dhe nëse është penduar që ka shkuar.
Në një rrëfim për Top Channel ajo pohon se ka pritur rreth një vit për t’u rikthyer në Shqipëri, teksa shton se ndjehet mirë dhe djemtë e saj janë mirë.
Gjatë qëndrimit të saj atje, Floresha është plagosur në këmbë dhe teksa po kurohej fëmijët i ka mbajtur te motra e saj.
“Unë kam qenë në spital. Fëmijët i kanë mbajtur motrat. Unë kam qenë në spital. Kam qenë një vit e një muaj në spital….Isha e plagosur në këmbë dhe kam nevojën për një operacion tjetër”, thekson ajo, transmeton Telegramisot
E pyetur për jetesën në kampin e Sirisë, ajo tha çdo gjë ishte e vështirë gjatë asaj periudhe.
“Çdo gjë është e vështirë atje….jetesa, fëmijët nuk kanë kushtet çdo gjë është e vështirë. Kemi qenë të frikësuar se kur ata donin na fusnin në burg, na rrihnin na bënin ca donin ata…Djalin ma kanë marrë dhe e kanë mbajtur 4 muaj në burg. Jo vetëm djalin tim por të gjithë djemtë mbi 12 vjeç e lart”.
Mund të më thuash si ju përfunduat në Siri, u pyet ajo gjatë bisedës nga gazetari.
“Unë shkova….përpara ishte burri im atje …Diamanti…pastaj kam shkuar unë pas 6 muajsh. Shkova të takoja burrin tim të rrija 3 muaj edhe të kthehem por nuk mund të kthehem.
Ndërsa në pyetjen se a është penduar për shkruajen në Siri, Floresha u përgjigj “Nuk e di, nuk e di çfarë të them”.
Teksa shtoi se e ka marrë malli për prindërit, motrën dhe vëllain.