Numër rekord i rasteve me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë. Sipas bilancit 24 orësh të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 281 raste me Covid-19, gjersa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur katër persona.
Si rëndom për nga numri i rasteve të reja me koronavirus prin Prishtina, me 150 qytetarë të infektuar.
Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve të që jenë të kujdesshëm në mënyrë që mos detyrohen që të marrin ndonjë vendim tjetër për kryeqytetin.
Rastet e sotme pozitive me koronavirus vijnë nga këto komuna:
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.