Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka mbajtur një fjalim përpara se të deklarohej i pafajshëm në Dhomat e Specizuara lidhur me akuzat e ngritura.
Ai ka përmendur edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe dy politikanët e tjerë serbë, Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin, të cilët i ka quajtur çetnikë sallonesh
“As paqja dhe as prosperiteti demokratik e euro-perëndimor në Ballkan nuk do të arrihet duke përkëdhelur e mikëluar trinomin autokratik, klero-fashist dhe nacional-shovenist, të përbërë nga Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe Aleksandar Vulni, të cilët ishin akterë aktiv në regjimin e Millosheviqit dhe tani si derivat i atij regjimi janë shndërruar në çetnikë sallonesh të cilët edhe në ditët e sotme, me politikat e tyre fashiste po godasin lirinë dhe qytetarët e shtetit tim. Bashkëkombasit e mi në Kosovën Lindore e Sanxhak po i bëjnë të vuajnë, duke ua mohuar të drejtat themelore njerëzore, kurse në anën tejetër, po cënojnë shtetet e Ballkanit që po ndërtojnë demokaci perëndimore”, tha Mustafa.
Ai tha se këta të tre “në këtë mision po përkrahen nga aleati i tyre tradicional djallëzor”.
Paraprakisht, Mustafa tha se beson në betimin e ushtarit të UÇK-së dhe se është i bindur për pastërtinë e luftës.