Egzona Ferati nga Skenderaj që ishte zhdukur nga data 19 tetor dyshohet se është dhunuar.
Rastin policia e ka hapur si “dhunim”, përderisa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
“DHUNIM /Gllogoc Me datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, transmeton Gazeta Express.
Egzona Ferati është gjetur dje në gjendje jo edhe të mirë shëndetësore në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit.
Mjekja kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dafina Basholli, ka treguar për Gazetën Express se në fillim Egzona ka qenë më konfuze, ndërsa më pas ka filluar komunikimin me personelin shëndetësorë.
“Ka ardhë me vetëdije, konfuze, e cila nuk komunikonte me hipotermi, e cila pas marrjes së terapisë dhe ngrohjes së pacientës, temperatura trupore ka fillu me u rritë dhe pulsi është rritur dhe përmirësuar…Tani ka fillu pak nga pak ka fillu me komuniku me personelin…Sipas informacioneve, ka qëndruar në fushë me ditë të tëra në ambient të hapur, për fat të mirë s’ka marrë ngrica”, tha Basholli për Gazetën Express.