Një grabitje ka ndodhur dje në Skenderaj, një person i gjinisë mashkullore ka raportuar në polici se përderisa ishte duke udhëtuar me veturë është ndaluar nga tre persona, të cilët nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur kuletën me 100 euro para të gatshme.
Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Skenderaj 24.10.2020 – 21:20. Ankuesi mashkull /Kos. ka raportuar se deri sa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, është ndaluar nga tre persona të dyshuar të armatosur me revole dhe të njëjtit i kanë grabitur viktimës kuletën me 100 €, dhe ishin larguar në drejtim të pa njohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.