Sot u arrit marrëveshja me “Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim- Ulqin” për bashkorganizim të konferencave shkencore ku fokusi është transferimi i njohurive dhe publikimi i hulumtimeve.
Qëllimi kryesor i konferencave do të ketë në fokus rëndësinë, fuqinë dhe zbatimin praktik të njohurive në shoqërinë bashkëkohore dhe moderne dhe lidhjen e saj me shkencën.
Në emër të UGJFA-së marrëveshjen e nënshkroi Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, kurse nga instituti, themeluesi Prof. Dr. Elez Osmani.