Bekë Berisha në një intervistë kam thënë se ‘ata që e votojnë Albin Kurtin, e kanë vendin në Shtime’. Kjo është e pa vërtetë dhe ka për qëllim thellimin e përçarjeve në skenën politike, dhe për disa klikime më shumë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se nuk është në traditën familjare dhe karakterin e tij të fyej ose flas diçka që bie ndesh me rregullat e demokracisë.
“Nuk është as në traditën time familjare, as në karakterin tim si përfaqësues i qytetarëve, e as në fjalorin e partisë të cilën e përfaqësoj që të fyej ose flas diçka që bie ndesh me rregullat e demokracisë. Unë gjithnjë kam folur me forcën e argumenteve, por pa degraduar asnjëherë në komunikimin tonë politik”, ka shtuar Berisha.
Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe tendencioze, dhe të respektohet mendimi ndryshe.
“Pra, ju bëj thirrje gjithë qytetarëve, mos të bien pre e lajmeve të rreme dhe tendencioze. Ne jemi në parti të ndryshme dhe me bindje ndryshe ndaj njëra-tjetrës, por gjithmonë duke respektuar mendimin dhe bindjen e tjetrit. As sot, e as kurrë nuk ndodh që unë të devijoj nga rruga e drejtë dhe nga fjalori tradicional i yni i përcjellur brez pas brezi”, ka përfunduar
Berisha.















