• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Tentim-vrasje: Ngritet aktakuzë për Sami Lushtakun dhe dy të tjerë

21/10/2020 - 16:09:31
Sami Lushtaku, dënohet me 12 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Sami Lushtakut, Ibrahim Lushtakut e Xhelal Zeqirit për sulmin që i është bërë para gjashtë muajve avokatit, Gazmend Halilaj.

Prokuroria ka ngarkuar dy të dyshuarit Ibrahim Lushtakun (kushëri i Sami Lushtakut) e Xhelal Zeqirin për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa Sami Lushtakun për veprën penale “kanosje”.

Lexo më shumë

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
8
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4

Aktakuza është ngritur sot më 21.10.2020.

Rasti ka të bëjë me sulmin e armatosur kundër avokatit Gazmend Halilaj, i cili ka ndodhur më 14 prill të këtij viti para shtëpisë së tij në Drenas.

Atentati për të cilin po akuzohet Sami Lushtaku dyshohet të jetë ekzekutuar nga Xhelal Zeqiri dhe Ibrahim Lushtaku, një familjar i afërm i ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt. Të dy këta ishin arrestuar nga Policia e Kosovës më 22 prill.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat ishin publikuar më 9 korrik, atentatorët e kishin goditur veturën e parkuar në rrugë të avokatit Halilaj – derisa ai ndodhej brenda saj – me veturën e tyre në lëvizje, para se të qëllonin me armë zjarri në drejtim të tij.

Halilaj kishte pësuar lëndime në dorë, ndërkaq të dyshuarit ishin larguar me shpejtësi nga vend-ngjarja. Aty, Policia e Kosovës kishte gjetur gëzhojat e armës me të cilën ishte shtënë në drejtim të avokatit nga Drenasi

Për sulmin ndaj tij, Halilaj e kishte drejtuar gishtin kah Lushtaku. Në një intervistë për Klan Kosova, juristi deklaronte se “sulmin e kryen maskat e Samiut”. Ish-liderin e Komunës së Skenderajt e quante “kriminel gjakftohtë”.

“Rastin e kam raportuar publikisht. Janë maskat e Samiut. Është e sigurt. Ata janë njerëz të Sami Lushtakut!”, deklaronte Halilaj në mbrëmjen e sulmit të armatosur ndaj tij.

Atentatit ndaj Halilajt i kishte paraprirë një deklaratë e avokatit për 1.4 milionë franga fondesh të luftës, të cilat sipas tij, i kishte keqpërdorur Sami Lushtaku dhe një telefonatë e tensionuar ndërmjet tyre.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
8
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
19
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Trump do të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga mbreti i Katarit

May 12, 2025
43
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Policia i arrestohen tre persona në Prizren, për rastin e vdekjes së 24-vjeçarit

May 12, 2025
20
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Zelensky e sfidon Putinin kërkon bisedime Ukrainë-Rusi

May 12, 2025
6
Next Post
Gjenden 200 mijë euro në Malishevë

Gjenden 200 mijë euro në Malishevë

Më të fundit

  • Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
  • Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
  • PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi