Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri dhe familja e tij është kërcënuar me jetë.
Telegramisot mëson se lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria.
Ndërkohë që pranë shtëpisë ku edhe jeton familja Bahtri, janë parë edhe Njësia Speciale e Kosovës.
Lidhur me këtë rast, janë duke u zhvilluar hetimet.
Kontakti me Bahtrin ka qenë i pamundur, ani pse është tentuar disa herë radhazi.