Një qytetar i komunës së Ferizajt është ankuar në Policinë e Kosovës pasi katër persona të dyshuar, të cilët ishin punëtorët e tij, ia kanë marrë kamionin dhe një pjesë materiale.
Kjo erdhi si pasojë e moskryerjes së pagesës nga ana e ankuesit, shkruan Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Ferizaj 08.10.2020-11:00. Me 15.10.2020 një m/k ka raportuar se pas pranimit të një kompanie për ndërtim të një pushimoreje ku inspeksioni i punës ua ka ndërprerë punimet, katër të dyshuarit m/k (punëtorë) nga punishtja ia kanë marrë kamionin dhe një pjesë materiale, pasi që ankuesi nuk u ka dhënë të dyshuarve pagat e fundit. Nuk raportohet për të arrestuar.