Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka konfirmuar krijimin e një partie të re të drejtaur nga ajo, transmeton Reporteri.net.
“Do të nis një iniciativë qytetare, me fytyra të reja. Do të jetë një dritare e vogël, por do të hyjë shumë dritë. Do të jetë një listë e njerëzve profesionistë, jo riciklime të fytyrave politike”, ka thënë Osmani në Syri.net.
Ajo është shprehur se ekipi i saj do të përbëhet nga emra me intergitet të cilët sipas saj nuk i shohim shpesh në TV.
Osmani ka thënë se partia e saj ka synime të shumta por e pata është sfida e çkapjes së shtetit , problemet e papunësisë e arsimit.
Osmani është përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas kritikave të saj publike ndaj partisë së saj dhe pasi nuk e votoi qeverinë e udhëhequt nga LDK-ja.