Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në komunën e Kamenicës.
Një person derisa ishte duke prerë dru, aksidentalisht i ka rënë një lis dhe nga plagët e rënda ka vdekur.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Në orët e pasdites, një person i moshës 40 vjeçare, derisa ishte duke prere dru në malet e Kamenicës, është përplasur lisi mbi të, duke e goditur dhe i njëjti s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Policia është duke hetuar rastin.